DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani përkujton akademik Fehmi Aganin në përvjetorin e vrasjes

Sot, në përvjetorin e vrasjes së akademik Fehmi Aganit, përkujtojmë me nderim një prej mendjeve më të ndritura të rezistencës sonë paqësore.

Ai besoi te fuqia e vlerave njerëzore edhe në kohën kur bota heshti përballë krimeve të Serbisë në Kosovë. E vrau pikërisht ajo makineri gjenocidale serbe e cila frikësohej nga mençuria e tij që ngjallte shpresë.

Kujtimi dhe vizioni i tij mbetet udhërrëfyes për brezat që besojnë se liria dhe dinjiteti mbrohen me çdo kusht.

Lavdi jetës dhe veprës së Fehmi Aganit!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.