...

Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti u takuan me Sekretarin e Shtetit Anthony Blinken, gjatë ceremonisë së organizuar për nder të Sekretares Madeleine Albright

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu dhe kryeministri Albin Kurti u takuan Sekretarin e Shtetit Anthony Blinken, gjatë ceremonisë së organizuar për nder të Sekretares Madeleine Albright, në të cilën morën pjesë me ftesë të familjes Albright.

“E falënderuam për kontributin e jashtëzakonshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në forcimin e shtetësisë së Kosovës, si dhe për lidershipin e treguar nga SHBA-të në kohën kur paqja dhe demokracia në Evropë po cënohen sërish”, ka thënë Presidentja Osmani.

Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:

Gjatë ceremonisë së organizuar në nder të Sekretares Madeleine Albright, patëm mundësinë të takojmë Sekretarin e Shtetit Anthony Blinken.

E falënderuam për kontributin e jashtëzakonshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në forcimin e shtetësisë së Kosovës, si dhe për lidershipin e treguar nga SHBA-të në kohën kur paqja dhe demokracia në Evropë po cënohen sërish.

Mbështetja e vazhdueshme dhe vlerat e përbashkëta janë garanca më e fortë e miqësisë së palëkundur me SHBA-të.  

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.