Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve.
Postimi i plotë i Presidentes Osmani:
Aleancë që vazhdon t’i mbijetojë kohës dhe sfidave!
Sot, populli i Kosovës feston krahas popullit amerikan. Sot, kujtojmë vlerat e idealet mbi të cilat janë ndërtuar Shtetet e Bashkuara dhe aleanca jonë e fuqishme!
Aleatëve tanë amerikanë: Gëzuar 4 Korriku! Happy Fourth of July!



