Në vetëm tre vite, Kosova është shndërruar në qendër botërore të kësaj agjende përmes Qendrës së Ekselencës dhe Forumit Ndërkombëtar në Prishtinë, ku zëra nga mbarë bota janë bashkuar për drejtësi e barazi.
Nga fuqizimi ekonomik te përfaqësimi në politikë e në ushtri, Kosova ka dëshmuar se gratë janë forca e paqes. Dhe për këtë arsye, pikërisht në tetor, në përvjetorin e Rezolutës, Presidentja Vjosa Osmani u nderua me Çmimin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë nga Asambleja Parlamentare e NATO-s. Përmes këtij vlerësimi, u nderua puna, mundi dhe sakrifica e grave të Kosovës.
Një vlerësim që, përveç nderit, vulos edhe një të vërtetë: përmes kësaj agjende dhe këtij forumi, Kosova jo vetëm që është bërë pjesë e hartës globale të ngjarjeve të mëdha, por edhe ka arritur suksese të rëndësishme diplomatike.









