presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu ngushëlloi Presidentin Obama

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu i dërgoi një telegram Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, të cilit i shprehu ngushëllimet më të sinqerta për fatkeqësinë e rëndë që ndodhi dje në Raleigh County, West Virginia, si pasojë e një shpërthimi në një minierë, që shoi jetën e 25 minatorëve amerikanë dhe la disa të tjerë të plagosur.
Në vijim po e japim tekstin e plotë të këtij telegrami:

Shkëlqesisë së Tij, Barack Obama,President i Shteteve të Bashkuara të AmerikësJu shkruaj, në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, për t’ju shprehur ngushëllimet më të sinqerta për humbjen  e jetëve të bashkëqytetarëve Tuaj, si pasojë e shpërthimit tragjik në minierën e Raleigh County të West Virginia-s. Populli i Kosovës është me Ju në këto çaste të vështira dhe lutet për viktimat dhe familjet, të cilat i humbën më të dashurit e tyre. Po ashtu, urojmë që të plagosurit të shërohen sa më parë. Shpirtërisht dhe në lutje jemi me Ju në këto çaste pikëllimi! Zoti i bekoftë viktimat e kësaj tragjedie!  Me respekt,Dr. Fatmir SejdiuPresident i Republikës së Kosovës

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.