Presidenca e Republikës së Kosovës kundërshton propozimin për rritjen e çmimit të rrymës
Presidenca e Republikës së Kosovës kundërshton propozimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike në vend, pasi ky propozim është në kundërshtim me kornizën ligjore që e obligon ZRRE-në të përkujdeset për mbrojtjen e konsumatorit dhe injoron situatën ekonomike dhe aspektin e mirëqenies në vend. Ashtu si në shqyrtimin e jashtëzakonshëm të vitit 2023, Presidenca ka analizuar raportet konsultative për përshtatjen e të Hyrave Maksimale të Lejuara të operatorëve energjetikë dhe tashmë ka dorëzuar komentet e saj tek ZRrE. Komentet e plota të Presidencës së Republikës së Kosovës janë publikuar në uebfaqen zyrtare të institucionit dhe i gjeni në vegzën në vijim: Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR