Sporti ka qenë e mbetet frymëzues i madh i brezave. Duke ua njohur këto merita Presidentja Osmani u ka ndarë Medaljen Presidenciale të Meritave shumë sportistëve, përfshirë gjeneratës së artë të futbollistëve të Prishtinës, të cilët në vitet ‘80 dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në futboll. Poashtu janë dekoruar kontributdhënës në sportin e basketbollit, hendbollit dhe shahut.