...

Presidentja Shiroka Pula priti në takim profesorin amerikan Edward Joseph

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim profesorin amerikan Edward Joseph, ligjërues dhe bashkëpunëtor i lartë në Institutin e Politikës së Jashtme të Universitetit John Hopkins, në Shkollën e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare (SAIS), i cili e përgëzoi për marrjen e detyrës dhe i dëshiroi sukses në ushtrimin e mandatit.

Gjatë takimit, Presidentja Shiroka Pula dhe profesori Joseph biseduan për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon.

Presidentja Shiroka Pula shprehu mirënjohjen për urimet dhe vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe të dialogut me miqtë dhe partnerët për çështjet me interes të përbashkët.

This site is registered on wpml.org as a development site.