...

U.D. Presidentja Haxhiu dekoroi Donjeta Sadikun me Medaljen Presidenciale të Meritave

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dekoruar sportisten Donjeta Sadiku me Medaljen Presidenciale të Meritave, për suksesin e saj të veçantë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, kontributin në sportin e boksit dhe përfaqësimin e denjë të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Donjeta Sadiku ishte bartëse e flamurit të Republikës së Kosovës në ceremoninë hapëse të Lojërave Mesdhetare në Taranto të Italisë. Pak ditë më vonë, ajo fitoi medaljen e artë, pasi triumfoi në finale ndaj Kristina Kuluhovës, e cila përfaqësoi Serbinë, duke shënuar një sukses të rëndësishëm për sportin e Kosovës.

U.D. Presidentja Haxhiu e përgëzoi Donjeta Sadikun për këtë arritje, si dhe trajneren Marjola Sallauka dhe të gjithë ekipin e saj për punën dhe përkushtimin që qëndrojnë pas këtij suksesi.

Ajo i uroi Donjetës suksese të mëtejshme në garat e ardhshme, duke vlerësuar se me rezultatet dhe paraqitjet e saj të vazhdueshme, ajo po e përfaqëson Kosovën me dinjitet dhe po shërben si shembull për brezat e rinj të sportistëve.

This site is registered on wpml.org as a development site.