...

U.D. Presidentja Haxhiu priti përfaqësuesit e Orkestrës së Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus”

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim të veçantë përfaqësuesit e Orkestrës së Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus”.

Sipas U.D. Presidentes Haxhiu, ky ishte një vit për t’u mbajtur në mend për sukseset e jashtëzakonshme të kësaj orkestre në arenën ndërkombëtare, pasi u shpërblyen me katër çmime prestigjioze në festivalin ndërkombëtar “Musica Orbis” në Pragë të Çekisë, si dhe u kurorëzuan me çmimin kryesor “Grand Prix” dhe vendin e parë në Festivalin Ndërkombëtar “Spring Symphonies” 2026 në Spanjë, duke dëshmuar talentin, përkushtimin dhe nivelin e lartë artistik të të rinjve tanë.

“Ky sukses i jashtëzakonshëm, që lartëson emrin e Kosovës në skenat botërore, është arritur falë punës së palodhshme të dirigjentit Vehbi Shosholli, drejtoreshës Hana Petrovci, stafit të shkollës “Amadeus” dhe, mbi të gjitha, të fëmijëve e të rinjve që me përkushtim përfaqësojnë denjësisht Kosovën përmes artit”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu.

Në fund, U.D. Presidentja Haxhiu i ka përgëzuar për këto arritje të merituara dhe iu ka uruar edhe më shumë suksese në skenat ndërkombëtare.

This site is registered on wpml.org as a development site.