Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim lamtumirës Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher.
U.D. Presidentja Haxhiu ka falënderuar ambasadorin Sprecher për bashkëpunimin gjatë mandatit të tij dhe për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona.
“Kosova dhe Zvicra kanë lidhje të thella, të ndërtuara edhe nga breza të bashkatdhetarëve tanë që Zvicrën e kanë bërë shtëpinë e tyre të dytë”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu.
U.D. Presidentja Haxhiu i ka uruar suksese ambasadorit Sprecher në angazhimet e ardhshme, me mirënjohje për kontributin dhe miqësinë e tij ndaj Kosovës



