...

U.D. Presidentja Haxhiu: Mirënjohje dhe falënderim i përzemërt për gjithë stafin e Presidencës së Republikës së Kosovës që me përkushtim dhe përgjegjësi punojnë çdo ditë

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, takoi stafin civil të Presidencës së Republikës së Kosovës, pak ditë para shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Shërbyesve Civilë.

“Mirënjohje dhe falënderim i përzemërt për gjithë stafin e Presidencës së Republikës së Kosovës që me përkushtim dhe përgjegjësi punojnë çdo ditë për të siguruar funksionimin dhe përmbushjen e mandatit kushtetues të Zyres së Presidentes në shërbim të të gjithë qytetarëve”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu.

Në këtë koktej të organizuar në shenjë falënderimi, U.D. Presidentja Haxhiu ka folur për rolin e pazëvendësueshëm dhe kontributin e çmuar të shërbyesve civilë në forcimin e institucioneve, shtetit të së drejtës, transparencës dhe vlerave demokratike.

This site is registered on wpml.org as a development site.