...

Presidentja e Islandës, Halla Tómasdóttir, ka uruar Presidenten Osmani për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Presidentja e Islandës, Halla Tómasdóttir, i përcolli urimet e saj Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe qytetarëve të Kosovës, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë.

Në mesazhin e saj, Presidentja Tómasdóttir vlerësoi kontributin e Presidentes Osmani në përvjetorin e “Women’s Day Off” në Islandë, duke e cilësuar atë si shprehje të solidaritetit dhe mbështetjes së ndërsjellë.

Ajo shprehu gatishmërinë për thellimin e miqësisë dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, si dhe për të kontribuar në mirëqenien dhe prosperitetin e dy vendeve.
Kærar þakkir, frú forseti!🇽🇰🇮🇸

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.