Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një letër urimi nga Presidenti i Republikës Demokratike të Timorit Lindor, José Ramos-Horta, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Në letrën e tij, Presidenti Ramos-Horta ka vlerësuar rëndësinë historike të shpalljes së pavarësisë si një moment përcaktues në rrugëtimin e shtetndërtimit, konsolidimit të sovranitetit dhe zhvillimit të vendit.
Duke theksuar partneritetin e konsoliduar ndërmjet dy shteteve, ai ka shprehur vlerësimin për përpjekjet e vazhdueshme për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët. Në këtë frymë, Presidenti Ramos-Horta ka nënvizuar edhe përvojën e Timorit Lindor në rrugëtimin shtetformues, si pikë takimi që forcon mirëkuptimin dhe afërsinë ndërmjet dy shteteve.
Muito obrigado, Senhor Presidente!


