Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letra urimi nga Kujdestari i Dy Xhamive të Shenjta, Lartmadhëria e Tij, Mbreti Salman bin Abdulaziz Al Saud, si dhe nga Princi i Kurorës dhe Kryeministri i Mbretërisë së Arabisë Saudite, Lartësia e Tij Mbretërore, Princi Mohammed bin Salman bin Abdulaziz Al Saud, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Në mesazhet e tyre, Kujdestari i Dy Xhamive të Shenjta, si dhe Princi i Kurorës dhe Kryeministri i Arabisë Saudite, kanë përcjellë urimet më të përzemërta për Presidenten Osmani, institucionet dhe popullin mik të Kosovës, duke dëshiruar shëndet, lumturi, progres dhe prosperitet të mëtejshëm për vendin.
Tutje, ata kanë theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të ngrohta dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Kosovës dhe Arabisë Saudite, duke shprehur përkushtimin për forcimin e partneritetit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë në të ardhmen.





