...

Presidentja Osmani vizitoi fëmijët në repartin e hemato-onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në ditën e fundit të këtij viti ka vizituar fëmijët në repartin e hemato-onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Në ditën e fundit të këtij viti, aty ku forca matet me buzëqeshje të vogla dhe guximi me zemra të mëdha, vizituam fëmijët në repartin e hemato-onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë. Aty koha ecën më ngadalë, por shpresa rreh më fort.

Në prag të Vitit të Ri, ata na kujtuan se shpresa nuk shuhet kurrë dhe se dashuria është forca më e madhe shëruese.

Falënderim i veçantë për stafin e mrekullueshëm të klinikës, të cilët bëjnë punë të jashtëzakonshme.

Uroj që viti që vjen të sjellë shëndet, shërim, gëzim dhe mrekulli të vogla e të mëdha për këta fëmijë të jashtëzakonshëm dhe për familjet e tyre!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.