Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se sot nderojmë Forcën tonë të Sigurisë, gardianët e paqes, mbrojtësit e palëkundur të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës.
Presidentja Osmani ka shkruar:
Gëzuar Dita e Forcës! Dita e Ushtrisë sonë!
Sot nderojmë Forcën tonë të Sigurisë, gardianët e paqes, mbrojtësit e palëkundur të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Lavdi e përjetshme heronjve dhe dëshmorëve që ngritën themelet e Ushtrisë sonë!












































