...

Presidentja: Gjermania ka qenë dhe mbetet aleati ynë më i afërt në Evropë: në momentet më të vështira dhe në rrugën drejt institucioneve euroatlantike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Mirë se vini në Kosovë, Ministër Wadephul, një mik i vjetër, një partner i çmuar dhe një zë i rëndësishëm i Gjermanisë për vendin tonë!

Gjermania ka qenë dhe mbetet aleati ynë më i afërt në Evropë: në momentet më të vështira dhe në rrugën drejt institucioneve euroatlantike.

Sot riafirmuam partneritetin tonë strategjik dhe përkushtimin për ta thelluar tutje në shërbim të qytetarëve të të dyja shteteve tona.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.