DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja: Njësia e Operacioneve Speciale e FSK-së, krenaria, nderi dhe zemra e pathyeshme e Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë ditës së sotme ka vizituar Njësinë e Operacioneve Speciale të FSK-së.

Presidentja Osmani ka shkruar:

E stërvitur dhe e përgatitur sipas doktrinës së ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, për ta mbrojtur atdheun në çdo moment dhe në çdo pëllëmbë të vendit, kjo është Njësia e Operacioneve Speciale e FSK-së: krenaria, nderi dhe zemra e pathyeshme e Kosovës.

Ata nuk mbajnë vetëm uniformën e shtetit, por edhe amanetin e lirisë sonë!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.