DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Qendra Rajonale e Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Kosovë mirëpret në takim organizatën me seli në SHBA, Our Secure Future

Qendra Rajonale e Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Kosovë zhvilloi takim me organizatën amerikane, Our Secure Future. Këshilltarja e Presidentes Osmani, njëherazi koordinatore e Qendrës së Ekselencës, Dora Musa, dhe ekspertja e jashtme, Adelina Hasani, diskutuan për progresin dhe sfidat mbi Agjendën për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, krahas punës që Qendra po zhvillon në vazhdimësi.

Organizata Our Secure Future, e përfaqësuar nga nënkryetarja Sahana Dharmapuri, dhe zyrtarë të tjerë të organizatës në fjalë, prezantuan punën dhe arritjet e tyre anë e mbanë botës. Duke konsideruar situatën aktuale të sigurisë, palët shkëmbyen ide mbi veprimet e nevojshme globale për avancim efektiv të Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR

This site is registered on wpml.org as a development site.