Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara, zhvilloi një sërë takimesh bilaterale, diskutime me partnerë dhe mori pjesë në aktivitete të shumta multilaterale në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Kombeve të Bashkuara. Ajo gjithashtu pati takime me mërgatën tonë në SHBA dhe vizitoi Kolegjin e Luftës së Ushtrisë Amerikane.
“Përherë dhe në çdo hap, me aktivitete e angazhim vetëm e vetëm në interes të Kosovës!”, ka shkruar Presidentja Osmani.