Kjo varet tërësisht nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Si Presidente përgjegjësitë e mia kushtetuese janë që ta thërrasë këtë seancë konstituive. Besoj që nga dita e certifikimit të rezultateve deri në momentin kur mbahet seanca konstituive, veçse ka kohë të mjaftueshme për partitë politike që t’i kryejnë diskutimet e nevojshme, po ashtu, për organizuesit e seancës konstituive. Siç e dini Kuvendi duhet të bëj një sërë regjistrimesh e përgatitjesh teknike, ka kohë të mjaftueshme. Unë iu uroj sukses partive politike, i uroj sukses Kuvendit të Republikës së Kosovës që ai proces të shkoj sa më mirë që është e mundshme dhe që konstituimi të kryhet po me atë datë. Mirëpo, siç e dini si Presidente s’kam të drejtë vote, dhe pavarësisht se në të kaluarën mund të ketë pasur President që janë përzier në çështje të koalicioneve, unë i konsideroj ato çështje partiake, që sipas Kushtetutës nuk janë detyrë e imja. Por, jam besimplotë që institucionet përkatëse, në këtë rast deputetët e Kuvendit të Kosovës do të bëjnë çmos që kjo të jetë seancë e suksesshme.
Keni thirrje që mos të zvarritet krijimi i institucioneve, për shkak se edhe z. Lammy e tha që duhet një qeveri urgjentisht për shkak të bashkëpunimit?
Është me rëndësi për qytetarët e Kosovës, por ju po i shihni zhvillimet gjeopolitike, nuk është që globi na pret neve. Kështu që, është me rëndësi që sa më parë që të jetë e mundur, por gjithsesi brenda afateve kushtetuese të kemi së pari konstituimin e Kuvendit që është hap i parë dhe pastaj qeverinë e Republikës së Kosovës. Një Kuvend funksional, që e kryen edhe punën e mbikëqyrjes në raport me qeverinë, sepse Kosova ka shumë punë për të bërë. Prandaj, edhe një herë unë dua t’ju uroj suksese deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të cilët janë të vetmit kanë të drejtë vote atë ditë pas betimit, me shpresën që konstituimi do të jetë i suksesshëm.
