...

Presidentja Osmani priti në takim Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Në takim me Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, një mik i çmuar i Kosovës, propozova marrëveshje të avancuar strategjike në fushën e mbrojtjes dhe ekonomisë, e cila u mirëprit nga Sekretari Lammy.

Diskutuam edhe për mbështetjen e palëkundur britanike për sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës, sigurinë rajonale, dialogun me Serbinë, bashkëpunimin ekonomik dhe integrimin euroatlantik.

Jemi të përkushtuar ta konkretizojmë këtë partneritet dhe të fuqizojmë më tej aleancën tonë me Mbretërinë e Bashkuar. Kosova mbetet e vendosur për forcimin e demokracisë, sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e paqes, me mbështetjen e aleatëve tanë strategjikë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.