Sot kujtojmë masakrën e dytë të kryer nga regjimi gjenocidal i Serbisë në Abri të Epërme, ku familja Muliqi humbi 8 martirë dhe një dëshmor të UÇK-së.
Në mesin e martirëve ishin edhe katër fëmijë – Ganiu, Musa, Behrami dhe Sefa – të cilët nuk patën mundësinë të jetojnë fëmijërinë e tyre.
Me respekt dhe mirënjohje të thellë, qëndrojmë pranë familjes Muliqi dhe të gjitha familjeve të dëshmorëve dhe martirëve që dhanë gjithçka për Kosovën.
