...

Presidentja Osmani kujton masakrën e Izbicës

Në Masakrën e Izbicës, më mesin e 147 të vrarëve, ishte edhe Dafina Qelaj, vetëm 6 muajshe!

Ajo nuk mundi të thoshte asnjë fjalë. Nuk e pati mundësinë të mësonte apo të ecte. U vra mizorisht nga forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, në masakrën e Izbicës, më 28 mars 1999, së bashku burra, gra, të moshuar e fëmijë, vetëm pse ishin shqiptarë.

26 vjet më pas, kujtesa për këtë krim mbetet e gjallë. Masakra e Izbicës është dëshmi e dhimbshme e çmimit të lirisë sonë dhe e gjenocidit të kryer nga Serbia. Në tentim për t`i fshehur gjurmët e krimit, regjimi gjenocidal i Serbisë i varrosi viktimat në varrezë masive në Petrovo Sello në Beograd, në Novolan dhe në Bistricë.

Por, e vërteta nuk mund të varroset. Ajo jeton në kujtesën tonë, në betejën për drejtësi dhe në të drejtën e patjetërsueshme për të mos heshtur kurrë.

Lavdi viktimave të Izbicës! Drejtësi për ta!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.