Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pasur një diskutim përmbajtësor në World Affairs Council në Dallas.
Postimi i plotë i Presidentes:
Një diskutim përmbajtësor në World Affairs Council në Dallas mbi rrugëtimin e Kosovës dhe zhvillimet në vend në dritë të dinamikave sfiduese globale.
Kosova është sot storie suksesi e mbështetjes së SHBA-ve, teksa Serbia me miqtë e saj po duan të godasin vlerat e etabluara nga mbështetja amerikane duke punuar kundrejt gjithçkaje që kanë bërë SHBA-të në rajonin tonë.
Prandaj, angazhimi dhe mbështetja e vazhdueshme për garantimin e sigurisë në Kosovë dhe në rajon, është garancë për siguri në tërë kontinentin evropian, por edhe në SHBA, po ashtu.



