ATIFETE JAHJAGA
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS - (2011 - 2016)
Atifete Jahjaga është Presidentja e parë grua e Republikës së Kosovës dhe shërbeu si kreu i shtetit nga viti 2011 deri në 2016. Atifete Jahjaga është gruaja udhëheqëse më e re në botë, lindur me 20 prill 1975, në Rashkoc – Gjakovë. Gjithashtu është gruaja e parë udhëheqëse e shtetit në Ballkanin modern.
Atifete Jahjaga u lind në vitin 1975. Mbaroi shkollën fillore dhe të mesme në Prishtinë, ku përfundoi edhe studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, në vitin 2000. Nga viti 2006 deri në 2007, mori pjesë në një program certifikimi pasuniversitar në Menaxhimin e Policisë dhe Ligjin Penal në Universitetin e Leicesterit në Mbretërinë e Bashkuar, dhe morri certifikim pasuniversitar në Shkencën e Krimit nga Universiteti i Virxhinias në SHBA, në vitin 2007.
Para zgjedhjes së saj si Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga shërbeu në forcën e Policisë së Kosovës, duke avancuar karrierën e saj deri në gradën e Kolonelit të Përgjithshëm dhe pozitën e Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
Atifete Jahjaga i kushtoi rëndësi të madhe fuqizimit të grave dhe mbështetjes së të mbijetuarëve të dhunës seksuale gjatë luftës. Në këtë kontekst, në vitin 2012, mbajti Samitin Ndërkombëtare të Grave „Partneriteti për Ndryshim – Fuqizimi i Grave“, në të cilën morrën pjesë 200 udhëheqës nga Kosova, Evropa e gjërë, Amerika e Veriut, Afrika dhe Lindja e Mesme. Diskutimet çuan në miratimin e Parimeve të Prishtinës që afirmojnë të drejtat e grave për pjesëmarrje politike dhe përfaqësim, burime ekonomike dhe qasje në siguri dhe drejtësi, dhe thirrje për veprime për të bërë këto parime një realitet. Atifete Jahjaga mobilizoi opinionin publik në mbështetje të të mbijetuarëve të dhunës seksuale të cilat ishin te stigmatizuar nga shoqëria, përfshiu Kosovën në nismat globale për parandalimin e dhunës seksuale si mjet lufte, dhe ndihmoi në krijimin dhe vendosjën e kornizës ligjore të nevojshme për të mbijetuarit në mënyrë që të garantohen të drejtat e tyre.
Atifete Jahjaga është pranuese e shumë nderimeve dhe çmimeve duke përfshirë titullin Doktoris Honoris Causa nga Universiteti i Durhamit (2013), Çmimin e Udhëheqjes në Shërbim Publik nga Iniciativa Globale e Klintonit (2014), Dama Grand Cross e Urdhrit Mbretëror të Francës (2014), Qytetare Nderi e Qytetit të Panamas (2014). Titullin e Doktorit të Nderit te Drejtësisë nga Universiteti i Leicesterit (2015) dhe Medaljen Presidenciale të Deklaratës së Pavarësisë (2018), titullin Doctor Honoris Causa nga Universiteti i Yarmouk në Ibrid të Jordanisë (2022).
Përveç gjuhës amtare shqipe, flet rrjedhshëm gjuhën serbe dhe angleze.
Në mars të vitit 2018, themeloi Fondacionin Jahjaga, një nismë që fokusohet në fuqizimin e rinisë dhe grave drejt arritjes së ndryshimit social në Kosovë.