The President of the Republic of Kosovo, Dr. Fatmir Sejdiu, has sent a letter today to the President of the United States of America, Barack Obama, congratulating him on the Fourth of July. Below you may read the entire contents of the letter:
His Excellency, Barack Obama
President of the United States of America
White House, Washington D.C., USA
I nderuari President Obama,
Në emër të popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovoës, ju uroj Juve dhe popullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së. Deklarata e Pavarësisë e SHBA-së ka shënuar lindjen e një kombi liridashës dhe që nga atëherë ka pasur ndikim jashtëzakonisht të madh në ngjarje të rëndësishme historike botërore dhe në rritjen e demokracisë.
Dita e Pavarësisë së SHBA-së, 4 korriku, është ditë e vecantë jo vetëm për popullin amerikan. Me të drejtë kjo ditë tashmë është bërë sinonim i lirisë, prosperitetit dhe shpresës për vende të shumta demokratike anekënd globit. Qytetarët e shtetit me të ri në botë, Republikës së Kosovës, i bashkohen Shkëlqesisë suaj dhe popullit amerikan me respekt të madh dhe admirim në festimin e kësaj dite të rëndësishme. Shtetet e Bashkuara kanë qëndruar pranë Kosovës në momentet më të errëta të historisë së saj dhe vazhdojnë të mbesin ndër miqtë dhe aletatët e saj më të mëdhenj.
Parimet e mishëruara në Deklaratën e Pavarësisë së SHBA-së kanë formësuar bazën e Deklaratës sonë për pavarësi. Njëjtë sikurse edhe për SHBA-të, mesazhi universal i kësaj Deklarate për barazi, të drejtën në jetë, liri dhe kërkim të lumturisë, do të mbesin gjithnjë parimet tona orientuese.
Ju lutem pranoni, Shkëlqesia Juaj, urimet e mia të përzemërta dhe shprehjen e konsideratës sime më të lartë.
Sinqerisht,
Dr. Fatmir Sejdiu
President i Republikës së Kosovës
This post is also available in: SQ