DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Zonja e parë e vendit, Nezafete Sejdiu, e vlerësoi rolin e gruas në familje dhe në shoqëri

Zonja e parë e vendit, Nezafete Sejdiu, u takua me gratë e përfaqësuesve diplomatikë të akredituar në vendin tonë, gratë e udhëheqësve më të lartë shtetëror dhe politikë të vendit si dhe gratë e angazhuara në institucione të larta shtetërore të Kosovës.

Zonja Sejdiu, në këtë drekë pune, foli për rolin e gruas në institucione të ndryshme shtetërore si dhe në aktivitete të ndryshme përkujdesjeje për fëmijët, të moshuarit dhe në aktivitete të tjera bamirësie.

Duke theksuar se baraspesha në mes të përgjegjësive të gruas në familje dhe përgjegjësive përfaqësuese të grave në shoqëri, nuk është e lehtë, zonja e parë e vendit, Nezafete Zejdiu i përgëzoi të gjitha gratë për të arriturat dhe kontributin e tyre.

This site is registered on wpml.org as a development site.