DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

WISNER: SHBA-të ANGAZHOHEN FUQISHËM PËR ARRITJEN E PAVARËSISË SË KOSOVËS

?Është me rëndësi që pavarësia juaj të arrihet si rezultat i rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila do t?i krijonte kushtet për njohjen e saj dhe do të hapte rrugën për pranimin e Kosovës në NATO dhe në BE?, – tha ambasadori Wisner.

Prishtinë, 15 qershor 2007Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, ka marrë sot garancione të reja nga i dërguari i posaçëm për Kosovën, ambasadori Frank Wisner, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës angazhohen fuqishëm për arritjen e pavarësisë së Kosovës.Duke iu drejtuar gazetarëve në një konferencë të përbashkët shtypi me Presidentin Sejdiu, pas takimit me Ekipin e Unitetit, ambasadori Wisner rikujtoi atë që e ka thënë në Tiranë Presidenti Bush: Ne duam që të gjithë të dëgjojnë se Amerika e përkrah pavarësinë e Kosovës. Ai theksoi se ne do të punojmë me diplomatët rusë dhe të BE-së për të gjetur një zgjidhje, nëse kjo nuk ndodh, “ne do të themi mjaft”, Kosova do të jetë e pavarur. Sipas Presidentit Sejdiu, në takimin me ambasadorin Wisner, elementet kryesore që u diskutuan ishin mbështetja e fuqishme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për procesin, në të cilin edhe ato kanë investuar, jo vetëm tash, por edhe në periudhat e mëhershme, si dhe përkushtimi i institucioneve të Kosovës që ta vazhdojnë partneritetin tepër të sinqertë me ShBA-të për ta përmbyllur me sukses procesin e pavarësimit të Kosovës.“Ne insistojme që ky proces të përmbyllet sa më shpejt. Besojmë në përkushtimin konsistent të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të gjitha nivelet dhe në përkushtimin tonë për t’i përmbushur objektivat tona në relacion me garancionet që kemi dhënë lidhur me pakon e Presidentit Ahtisari”, tha Presidenti Sejdiu, duke shtuar se “dokumenti i Ahtisarit është dokument kompromisi dhe nuk mund të hapet, sepse si i tillë edhe është pranuar nga institucionet e Kosovës”.Po ashtu, Presidenti Sejdiu pohoi se “është e interesit të veçantë për ne si Kosovë që të ketë një mbështetje të përbashkët në nivelin e Këshillit të Sigurimit, por bëjmë me dije se Kosova nuk mund të mbetet peng i tekave eventuale që mund të vijnë nga ndonjë palë, pavarësisht se cila është ajo, për ta zhagitur procesin”.Në këtë kontekst, ambasadori Wisner theksoi se “procesi i arritjes së pavarësisë po zgjat më shumë, sesa që ju ose ne amerikanët do të dëshironim”. Por, vijoi ai, është me rëndësi që pavarësia juaj të arrihet si rezultat i rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila do t’i krijonte kushtet për njohjen e saj dhe do të hapte rrugën për pranimin e Kosovës në NATO dhe në BE.Gjithashtu, ambasadori Wisner porositi që “përderisa ne jemi të zënë duke punuar për ardhmërinë tuaj, është shumë me rëndësi që të ruhet qetësia dhe disiplina që e ka karakterizuar Kosovën dhe udhëheqësit e saj gjatë muajve të fundit”.“Ju siguroj se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ta shtyjnë fuqishëm procesin për të arritur një rezultat të shpejtë”, tha Wisner.   

This site is registered on wpml.org as a development site.