presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Principata e Monakos njohu Republikën e Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu mori sot një letër nga z. Jean Pastorelli, Këshilltar për Marrëdhënie me Jashtë i Qeverisë së Monakos, nëpërmjet së cilës njoftohet se Principata e Monakos, nga sot, e njeh Republikën e Kosovës si shtet sovran dhe të pavarur. Më poshtë po e japim tekstin e plotë të kësaj letre:

Zotëri President,Duke iu referuar letrës që ju patët mirësinë të ma përcillni më datë 17 shkurt 2008, kam nderin t’ju drejtoj përgëzimet e mia me rastin e shpalljes së pavarësisë së vendit tuaj.Po ashtu, jam i lumtur t’ju njoftoj se Principata e Monakos duke filluar nga sot e njeh Republikën e Kosovës si shtet sovran dhe të pavarur.Qeveria e Principatës i shpreh Republikës së Kosovës dëshirat më të mira për paqe dhe prosperitet.Ju lutem, zotëri President, pranoni konsideratat e mia më të larta.Këshilltari i Qeverisë,Jean PASTORELLI

This site is registered on wpml.org as a development site.