presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti në takim Komisarin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Vollebaek

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot Komisarin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Knut Vollebaek. Zotëri Vollebaek u interesua për çështjet që kanë të bëjnë me pozitën dhe të drejtat e pakicave në Kosovë dhe për përfaqësimin e tyre në institucionet e vendit.

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, tha se pakicat kombëtare në Kosovë i kanë të garantuara të drejtat e tyre me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, të cilat janë në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare. Presidentja Jahjaga tha se ka filluar ndërtimi i mirëbesimit me pakicat në Kosovë dhe vlerësoi përfaqësimin e tyre në institucionet lokale dhe ato qendrore.Presidentja Jahjaga tha se Republika e Kosovës është një realitet i pranuar nga shumica e vendeve fqinje dhe ajo është faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon. Ajo tha se krijimi i marrëdhënieve kontraktuale me BE-në do të ndihmonte procesin e reformave në vend, sipas standardeve dhe kërkesave evropiane. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.