presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga e vizitoi Universitetin “Ludwigs-Maximiliams” të Mynhenit

Presidentja e Republikës së Kosovës Shkëlqesia e Saj, Zonja Atifete Jahjaga, në kuadër të qëndrimit në Gjermani, vizitoi Universitetin “Ludwigs-Maximiliams” të Mynhenit, ku para mësimdhënësve dhe studentëve të Institutit Shkencor të Indogermanistikës dhe të Albanologjisë mbajti një ligjëratë lidhur me zhvillimet e përgjithshme politike në Republikën e Kosovës.

Me këtë rast, Presidentja Jahjaga,  iu përgjigj shumë pyetjeve të pjesëmarrësve që kishin të bënin me pozitën ndërkombëtare të Kosovës, perspektivën e integrimeve evropiane si dhe për çështje dhe preokupime të diasporës sonë që jeton në Gjermani. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.