presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga dekoroi 30 personalitete vendore e ndërkombëtare

Me rastin e 12 Qershorit, Ditës së Lirisë të Republikës së Kosovës, Presidentja Jahjaga mori vendim për të dekoruar një numër personalitetesh të vendit dhe ndërkombëtarë.

Vendimi për dekorim u mor në bazë të nenit 84 pika 28 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, të nenit 6 dhe 9 të Ligjit për Dhënien e Dekoratave nga Presidenti i Republikës së Kosovës, në bazë të Rregullores mbi Llojet e Dekoratave që i jep Presidenti i Republikës së Kosovës dhe Procedurat për Dhënien e Tyre, si dhe në bazë të raportit të Komisionit Vlerësues për dhënien e dekoratave.

Dekoratat u dhanë për këto personalitete:

1.    Xhevat Ahmet Berisha, dekorohet me dekoratën URDHRI HERO I KOSOVËS, për vepra sakrifice dhe trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës;

2.    Hakif Zejnullahu, dekorohet me dekoratën URDHRI HERO I KOSOVËS, për vepra sakrifice dhe trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës;

3.    Edmond Hoxha, dekorohet me dekoratën URDHRI HERO I KOSOVËS, për vepra sakrifice dhe trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës;

4.    Agron Rama, dekorohet me dekoratën URDHRI HERO I KOSOVËS, për vepra sakrifice dhe trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës;

5.    Mehë Ramë Uka, dekorohet me dekoratën URDHRI HERO I KOSOVËS, për vepra sakrifice dhe trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës;

6.    Rrahim Samiu-ZOGU, dekorohet me dekoratën URDHRI I LIRISË, për kontributin e lartë për liri të Kosovës;

7.    Shemsi Ahmeti, dekorohet me dekoratën URDHRI HERO I KOSOVËS, për vepra sakrifice dhe trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës;

8.    Shefko Salkoviq, dekorohet me dekoratën URDHRI HERO I KOSOVËS, për vepra sakrifice dhe trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës;

9.    Ismet Asllani, dekorohet me dekoratën URDHRI HERO I KOSOVËS, për vepra sakrifice dhe trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës;

10.    Mulla Idriz Gjilani, dekorohet me dekoratën URDHRI I LIRISË, për kontributin e lartë për liri të Kosovës;

11.    Atë Luigj Palaj, dekorohet me dekoratën URDHRI I LIRISË për kontributin e lartë për liri të Kosovës;

12.    Atë Shtjefen Gjeçovi, dekorohet me dekoratën URDHRI I LIRISË për kontributin e lartë për liri të Kosovës;

13.    Shkumbin Terpeza, dekorohet me dekoratën URDHRI I LIRISË, për kontributin e lartë për liri të Kosovës;

14.    Ali Bajraktari, dekorohet me dekoratën URDHRI I LIRISË për kontributin e lartë për liri të Kosovës;

15.    Shemso Ferri, dekorohet me dekoratën URDHRI I LIRISË për kontributin e lartë për liri të Kosovës;

16.    Shyhrete Berisha, dekorohet me dekoratën URDHRI I LIRISË, për kontributin e lartë për liri të Kosovës;

17.    Ylfete Humolli, dekorohet me dekoratën URDHRI I LIRISË, për kontributin e lartë për liri të Kosovës;

18.    Vjollca Berisha, dekorohet me dekoratën URDHRI I LIRISË, për kontributin e lartë për liri të Kosovës.

19.    Sale Jashari, dekorohet me dekoratën URDHRI LUFTËTAR I LIRISË ”ADEM JASHARI”, për trimëri në luftën për liri;

20.    Nekibe Kelmendi, dekorohet me dekoratën URDHRI PËR PAQE, DEMOKRACI DHE HUMANIZËM “DR. IBRAHIM RUGOVA”, për veprën jetësore si kontribut i veçantë për ndërtimin e paqes, zhvillimin e demokracisë, dhe kultivimin e humanizmit;

21.    Viktor Meier, dekorohet me dekoratën URDHRI PËR PAQE, DEMOKRACI DHE HUMANIZËM “DR. IBRAHIM RUGOVA”, për veprën jetësore si kontribut i veçantë për ndërtimin e paqes, zhvillimin e demokracisë, dhe kultivimin e humanizmit;

22.    Sehadete Mekuli, dekorohet me dekoratën MEDALJA HUMANITARE “NËNA TEREZE”, për kontributin e dhënë në çështjet humanitare;

23.    Flora Brovina, dekorohet me dekoratën MEDALJA HUMANITARE “NËNA TEREZË” për kontributin e dhënë në çështjet humanitare;

24.    Nurije Zekaj, dekorohet me dekoratën MEDALJA E PAQES DHE PAJTIMIT “ANTON ÇETTA” për kontributin e dhënë për paqen dhe pajtimin midis njerëzve;

25.    Drita Begraca, dekorohet me dekoratën MEDALJA PRESIDENCIALE E MERITAVE për kontributin e dhënë në fushën e arsimit;

26.    Walter Happel, SJ, dekorohet me dekoratën MEDALJA PRESIDENCIALE E MERITAVE, për kontributin e dhënë në fushën e arsimit;

27.    Safete Rugova, dekorohet me dekoratën MEDALJA PRESIDENCIALE E MERITAVE për kontributin e dhënë në fushën e arsimit;

28.    Katarina Josipi, dekorohet me dekoratën MEDALJA PRESIDENCIALE E MERITAVE, për kontributin e dhënë në fushën e artit;

29.    Melihate Ajeti, dekorohet me dekoratën MEDALJA PRESIDENCIALE E MERITAVE për kontributin e dhënë në fushën e artit;

30.    Nadira Avdiq Vllasi, dekorohet me dekoratën MEDALJA PRESIDENCIALE E MERITAVE për kontributin e dhënë në fushën e arsimit dhe kulturës.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.