presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja e Republikës së Kosovës takoi Ministrin e Punëve të Brendshme të Landit të Bavarisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, takoi në Mynih ministrin e Punëve të Brendshme të Landit të Bavarisë, zotin Joachim Herrmann.

Presidentja Jahjaga dhe zoti Herrmann biseduan për zhvillimet në Kosovë si dhe për mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve, sidomos në fushën e sigurisë. Presidentja Jahjaga, falënderoi zotin Herrmann për kontributin që ka dhënë  Gjermania për lirinë, shtet-ndërtimin dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës, për njohjen e pavarësisë, investimet e bëra si për dhe për  praninë e ushtarëve gjermanë në kuadër të KFOR-it dhe të policisë, më herët në kuadër të UNMIK-ut dhe tani në kuadër të EULEX-it. Presidentja Jahjaga dhe zoti Herrmann diskutuan për mundësitë  e bashkëpunimit dhe për shkëmbimin e përvojave mes policisë së dy vendeve, në luftën kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar. Presidentja Jahjaga, tha se do të ishte e rëndësishme që Kosova të ishte pjesë mekanizmave ndërkombëtarë të sigurisë si Europol dhe Interpol. Ministri i Punëve të Brendshme, z. Herrmann e falënderoi Presidenten Jahjaga për vizitën e saj dhe shprehi gatishmërinë për bashkëpunim të dyanshëm. Ai ofroi përkrahjen për shtetin e Kosovës, sidomos në shkëmbimin e përvojave dhe në aftësimin e strukturave të sigurisë në Kosovë për luftimin e krimit të organizuar dhe të kontrabandës. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.