presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu u takua me Presidentin e Letonisë, Valdis Zatlers

25.09.2009. – Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu të enjten pati një takim të gjatë me Presidentin e Letonisë, Valdis Zatlers, të cilin e njoftoi në detaje për zhvillimet në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë, sidomos në aspektin e ndërtimit të institucioneve shtetërore dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve pakicë. Gjithashtu, Presidenti Sejdiu falënderoi Presidentin Zatlers për mbështetjen që Letonia i ka dhënë Kosovës me njohjen e pavarësisë së saj si dhe me kontributin e dhënë në qasjen ndërkombëtare ndaj Republikës së Kosovës.

Presidenti Sejdiu kërkoi nga Presidenti Zatlers që Letonia ta ndihmojë Kosovën në sigurimin e njohjeve të tjera, sidomos nga vendet në të cilat Letonia ka ndikim të madh.  Në takim u diskutua edhe për shkëmbim potencial të vizitave nga dy Presidentët në një të ardhme të afërt.  Duke pasur parasysh integrimin e shpejtë të Letonisë në Bashkimin Evropian, Presidenti Sejdiu theksoi se përvojat e Letonisë në këtë drejtim do t’i ndihmojnë Kosovës në rrugën e saj drejt integrimeve.Presidenti Zatlers shprehu bindjen e tij të thellë që destinacioni i Republikës së Kosovës është BE-ja dhe përsëriti se Letonia do të vazhdojë të përkrahë Kosovën në të gjitha mënyrat e mundshme.Të dy presidentët diskutuan edhe për bashkëpunimin në sferën e ekonomisë, energjisë, shëndetësisë, arsimit e në fusha të tjera me interes për të dy vendet.  

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.