presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu priti Presidentin e Kroacisë Stjepan Mesiq

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu priti sot Presidentin e Kroacisë, Stjepan Mesiq i cili po qëndron në vizitë njëditore në vendin tonë. Gjatë takimit, Presidenti Sejdiu e falënderoi Presidentin Mesiq për mbështetjen e fuqishme që Presidenti Mesiq dhe Republika e Kroacisë i kanë dhënë dhe po i japin Republikës së Kosovës dhe popullit të saj.

”Presidenti Mesiq është nga personalitetet e rralla që në mënyrë energjike dhe konsistente ka mbështetur të drejtën e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi dhe me gjithë potencialet e tij, gjatë mandatit të tij dhe të Qeverisë së Republikës së Kroacisë, ka mbështetur proceset e tjera të zhvillimit të Republikës së Kosovës, proceset e njohjes së saj dhe mbështetjes në përmbushjen e kritereve për të qenë anëtare e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s”, theksoi Presidenti Sejdiu.Gjithashtu, Presidenti Sejdiu tha se kishte nderin ta dekorojë Presidentin Mesiq me medaljen e Artë të Pavarësisë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për pavarësinë e Kosovës dhe zhvillimin e saj si shtet demokratik të gjithë qytetarëve.Ndërkaq, Presidenti Mesiq tha të ketë pasur bisedë të hapur dhe konstruktive me Presidentin Sejdiu, në të cilën kanë shqyrtuar marrëdhëniet bilaterale, gjendjen në rajon dhe disa çështje aktuale në sferën ndërkombëtare.Vizita e parë e Presidentit Mesiq në Republikën e Kosovës, sipas tij, është shkalla e katërt e ndërtimit të themeleve të bashkëpunimit në mes të dy vendeve.“Së pari e kemi njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës, së dyti  kemi vendosë marrëdhënie diplomatike, e kemi dërguar ambasadorin tonë në Kosovë dhe tani erdha unë në vizitë zyrtare si përfaqësues më i lartë i Republikës së Kroacisë, pra themelet janë këtu dhe në këto themele duhet të punohet më tutje dhe kjo është detyrë së cilës duhet qasur të dy palët sa më seriozisht”, theksoi Presidenti kroat Mesiq.Ai po ashtu tha se me dekada kemi qenë në shtetin e përbashkët, me të cilin Kosova nuk ka përvoja të mira, mirëpo në të cilin megjithatë nuk ka qenë në tërësi e zezë siç provojnë sot disa ta paraqesin, që nga ajo kohë datojnë edhe lidhjet e shumta në mes të Kroacisë dhe Kosovës, atë kohë shumë kosovar janë shkolluar në Kroaci dhe atje kanë ndërtuar ekzistencën me sukses duke u integruar në shoqërinë kroate, ku kemi filluar të njihemi më mirë dhe me këtë edhe shumë kosovar kanë marrë pjesë në mbrojtjen e Kroacisë gjatë luftës atdhetare.Duke folur për bashkëpunimin e Kosovës dhe të Kroacisë, Presidenti Mesiq tha se Kroacia është e gatshëm të ndihmojë Kosovën me dije dhe përvojën e vet në secilën fushë duke përfshirë edhe rrugën për në Bashkimin Evropian.“Rruga për në Bashkimin Evropian sot duket ende si e ardhmja e largët, por në të cilën jam i sigurt se Kosova e pavarur, një ditë do të shkojë”, theksoi Mesiq.Presidenti Mesiq tha se vizita e tij në Republikën e Kosovës nuk është e drejtuar kundër askujt, por e kundërta është në funksion të forcimit të stabilitetit dhe bashkëpunimit në rajon edhe pse në këtë çast, sipas tij, ka disa  që nuk e ndajnë këtë mendim, dhe se koha do t’i përgënjeshtrojë.Presidenti Mesiq përmendi edhe nevojën e përcaktimit të pakompromis për demokraci dhe njëlloj për luftë të pakompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.Ai tha se i vinte veçanërisht mirë që në kohën e vizitës së tij në Kosovë, nënshkruhet edhe marrëveshja për bashkëpunim të prokurorive shtetërore të dy vendeve.Presidenti Mesiq gjatë vizitës së tij në vendin tonë, do të vizitojë edhe Janjevën ku jetojnë një numër i konsiderueshëm i komunitetit kroat, si dhe do të vizitojë edhe kontingjentin kroat në kuadër të KFOR-it.Duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve për mundësinë e hyrjes së vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian, Presidenti Mesiq tha se ky nuk është mision i pamundur, arkitektura e rajonit është kryer dhe i gjithë rajoni duhet të hynë në Bashkimin Evropian sepse Evropa do të bashkohet  por është në pyetje vetëm shpejtësia me të cilën do të shkojë kjo.Ndërkaq për mosnjohjen e Kosovës nga pesë vende të Bashkimit Evropian, Presidenti Mesiq tha: “ Kosova ka qenë si autonomi, pjesë konstituive e Federatës Jugosllave, Federatë Jugosllave më nuk ka, dhe me që çështja e Kosovës ka mundur të zgjidhet vetëm më bisedime, bisedimet nuk patën sukses dhe Kosova e ka shfrytëzuar mundësinë që ia ka dhënë Kushtetuta e vitit  1974 dhe e ka shpallur pavarësinë e saj, dhe Kroacia e ka njohur këtë realitet të ri dhe do të mundohet që edhe vendet e tjera ta pranojnë këtë realitet të ri në rajon. Në këtë mënyrë mund të organizojmë më lehtë bashkëpunimin në regjionin tonë dhe në bashkëpunime jashtë regjionit”.Kjo është vizita e parë e Presidentit Mesiq në Republikën e Kosovës, në të cilën ai i bëri ftesë zyrtare Presidentit Sejdiu për të vizituar Republikën e Kroacisë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.