presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu dekretoi ambasadorin e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu dekretoi sot Dr.Muhamet Hamitin në detyrën e Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar me seli në Londër.

Dekretimi u bë në pajtim me nenin 84, pika 10 dhe 25 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në pajtim me Dekretin Presidencial Nr. DMD-002-2008, të datës 18 qershor 2008, për themelimin e Misionit Diplomatik në nivel ambasade në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe pas marrjes së pajtimit të shtetit pranues për emërim të Ambasadorit. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.