presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Jensen: Danimarka ka qenë dhe mbetet shumë e fokusuar për Kosovën

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot ambasadorin jorezident të Mbretërisë së Danimarkës, Karsten Ankjaer Jensen, i cili dorëzoi letrat kredenciale.

Duke e falënderuar ambasadorin Jensen për përkrahjen e plotë që i ka dhënë Danimarka Kosovës si para, ashtu edhe pas pavarësisë së vendit tonë, Presidenti Sejdiu ritheksoi se Kosova është shtet demokratik i të gjithë qytetarëve të saj të barabartë para ligjit dhe do të ketë një përkujdesje të veçantë sidomos ndaj komuniteteve pakicë, të cilat i kanë të garantuara të gjitha të drejtat dhe liritë e tyre edhe me Kushtetutë.Pasi vuri në pah rëndësinë që Kosova u kushton marrëdhënieve të mira me të gjitha vendet fqinje dhe të rajonit, Presidenti Sejdiu pohoi se vizioni themelor i popullit dhe institucioneve të Kosovës është integrimi sa më i shpejtë në Bashkimin Evropian dhe në NATO.Ndërsa, ambasadori Karsten Ankjaer Jensen, tha se Danimarka është një nga vendet e para evropiane që e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovën.“Republika e Kosovës, ashtu si të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, ka perspektivë të qartë evropiane, por, natyrisht, këto vende së pari duhet t’i plotësojnë kriteret e kërkuara për anëtarësim në BE”, theksoi ambasadori Jensen, duke e siguruar Presidentin Sejdiu se Danimarka do të mbetet e përkushtuar që ta ndihmojë Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave, zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e mirëqenies së përgjithshme jetësore të qytetarëve.“Danimarka ka qenë dhe mbetet shumë e fokusuar për Kosovën”, tha ambasadori Jensen.

This site is registered on wpml.org as a development site.