presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Deklaratë e Presidentit të Republikës së Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli ndan shqetësimin e tij lidhur me akuzat e ngritura ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së me dyshimin për krime lufte.

Ne besojmë thellë se Lufta e UÇK ka qenë luftë e pastër, çlirimtare e popullit të Kosovës kundër një agresioni të egër me synime asgjësimi dhe  gjenocidi. Ajo ka qenë dhe mbetet njëra nga faqet më të ndritshme të historisë sonë. Ne besojmë se akuzat e ngritura ndaj ish-pjesëtarëve do të cilësohen si të pabazuara dhe shpejt do të provohet pafajësia e tyre, sikundër edhe shumë herë deri më tani.  Presidenti i Republikës së Kosovës, në të njëjtën kohë, beson se organet e drejtësisë në Kosovë, pa ndikime anësore, do ta kryejnë punën e tyre. Të ndërgjegjshëm se ligji është mbi të gjithë, i inkurajojmë organet e drejtësisë kosovare dhe ato të EULEX-it që sundimin e ligjit ta shtrijnë në çdo cep të Kosovës. Presidenti i Republikës së Kosovës shpreh konsideratën për gatishmërinë e treguar nga ana e të akuzuarve për të bashkëpunuar me autoritetet e drejtësisë, duke e konsideruar këtë si rrugën e vetme për të dëshmuar pafajësinë e tyre.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.