presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Tiranë dha dorëheqje

Sot, më datë 23 gusht 2010, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Republikën e Shqipërisë, z. Gazmend Pula, i ka dorëzuar Presidentit të Republikës dorëheqjen e tij nga pozita e Ambasadorit.

Në aktin e dorëheqjes, z. Pula njofton Presidentin se dorëheqja bëhet për shkaqe shëndetësore.

Presidenti Sejdiu ka pranuar dhe miratuar dorëheqjen e z. Gazmend Pula dhe e ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme për këtë dorëheqje.

Njëherit, ai ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.