presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Fjalimi i Presidentes në Konferencën e Shoqatës së Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga mori sot pjesë në konferencën e parë ndërkombëtare mbi raportimin financiar në Kosovë, organizuar nga Shoqata e Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK).

Në vijim po e japim fjalimin që Presidentja Jahjaga e mbajti në këtë konferencë:

Të nderuar përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës,

Të nderuar përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare,

Të nderuar të pranishëm,

Në hapje të kësaj konference e përshëndes anëtarësimin e Shoqatës së Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës në Federatën Ndërkombëtare të Kontabilistëve. Duke qenë anëtare me të drejta të plota, jeni shembull i mirë i integrimit në institucionet ndërkombëtare.

Ky hap do ta ndihmojë edhe Kosovën në zbatimin e Rregullave Ndërkombëtare të Raportimit Financiar në vendin tonë.

Roli dhe profesioni i juaj është shumë i rëndësishëm. Përmes raportimit të drejtë e të ndershëm financiar rritet transparenca e institucioneve tona dhe rritet përgjegjësia në vendimmarrje dhe llogaridhënie, që ndikon në rritjen e besimit dhe performancën institucionale. E çka është më e rëndësishmja, krijohen kushtet për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të vendit.

Me vullnetin dhe gatishmërinë për t’i kryer detyrat dhe përgjegjësitë në mënyrë plotësisht të pavarur, profesionale dhe në bazë të respektimit të etikës dhe standardeve ndërkombëtare të menaxhimit financiar do të ndihmohet përmirësimi i shpenzimit të parasë publike.

Ju do t’i realizoni këto detyra me përkushtim dhe përgjegjësi. Përkrahja e Zyrës sime për Shoqatën tuaj do të jetë e vazhdueshme.

Do t’i mbështes institucionet tona që së shpejti të procedojnë projektligjin për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim, i cili në mënyrë institucionale do të rregullojë fushën e veprimtarisë suaj.

Ju uroj punë dhe rezultate të frytshme. Suksesi juaj do të jetë suksesi i përbashkët.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.