presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Fjalimi i Presidentes Jahjaga me rastin e Muajit për vetëdijesimin për kancerin në gji

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga mori pjesë sot ë manifestimin me rastin e Muajit për vetëdijesimi për kancerin në gji.

Në këtë manifestim ishin të pranishme edhe Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek, Ambasadorja e SHBA-së për çështjet globale dhe të gruas, Melanne Verveer, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Tracey Ann Jacobson, e shumë pjesëmarrës të tjerë. Me këtë rast, Presidentja Jahjaga tha: Të nderuar pjesëmarrës, Sot ne dëshmojmë kujdesin dhe solidaritetin tonë, jo vetëm si individë por edhe si shoqëri, në përkrahje ndaj të gjithë atyre që janë të prekur nga kjo sëmundje.  Nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme jo vetëm gjatë muajit të tetorit, por çdo ditë të vitit, ne të gjithë, ju përcjellim mesazhin të prekurave nga kanceri i gjirit, se ato nuk janë të lëna vetëm  në këtë betejë. Ato e kanë përkrahjen dhe mbështetjen e të gjithë shoqërisë dhe të institucioneve tona. Nga kjo ecje simbolike ju përcjellim porosinë të gjithë qytetarëve të Kosovës për vetëdijesimin,  për rrezikun nga kanceri i gjirit dhe domosdoshmërinë që kjo sëmundje të zbulohet sa më herët. Shëmimi në një pjesë të madhe varet nga kjo dhe nga masat e kontrollit të vazhdueshëm preventiv. Këtu e shpreh përkushtimin tim si Presidente e vendit që të bëjmë të gjithçka që të parandalojmë dhe ta fitojmë betejën kundër kësaj sëmundjeje. Kancerit i gjirit ka shërim, nëse zbulohet me kohë.  Me ne sot ndodhen gra nga gati të gjitha vendet e botës, që duke na nderuar me prezencën e tyre, i bashkohen zërit tonë për të ndërgjegjësuar shoqërinë tonë. Që sëmundja e kancerit është një sëmundje që mund të prek secilin. Znj. Nafije Latifi dhe të gjitha ju mike të nderuara, gjithmonë do t’ju mbështes në  këtë veprimtari, duke pasur rezultate të dukshme në luftimin e suksesshëm të kësaj sëmundjeje. Ju faleminderit!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.