Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Kaçanikut mbahen më 17 qershor 2012

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga mori sot vendim që zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale për kryetar të Komunës së Kaçanikut të mbahen më datë 17 qershor 2012.

Vendimi u mor duke u bazuar në nenin 56, paragrafi 3 pika (c) të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, dhe në nenin 4 paragrafi 4 dhe nenin 11 të Ligjit për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës, si dhe në marrëveshje me partitë politike dhe Komisionin Qendror Zgjedhor.
 
Udhëzohet  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Kaçanikut, në përputhje me këtë vendim dhe ligjin në fuqi.