Vjosa Osmani – Sadriu zgjidhet Presidente e Republikës së Kosovës

Prishtinë, 4 prill 2021 - Kuvendi i Republikës së Kosovës, me 71 vota për, zgjodhi sot Presidente të Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani – Sadriu, për mandatin pesë vjeçar.

Në betimin e saj para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, presidentja Osmani tha:


“Betohem se tërë fuqinë time do t’ia kushtoj ruajtjes së pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, sigurimit të lirive dhe të të drejtave njerëzore e qytetare, respektimit dhe mbrojtjes së Kushtetutës dhe ligjeve, ruajtjes së paqes dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe me ndërgjegje e përgjegjësi do t’i kryej të gjitha detyrimet e mia”, ka thënë Presidentja e Republikës së Kosovës.