U.d. Presidentja Osmani priti në takim shefin e Misionit të EULEX-it në Kosovë Lars-Gunnar Wigemark

U.d. Presidentja Osmani priti në takim sot shefin e Misionit të EULEX-it në Kosovë Lars-Gunnar Wigemark

Në takim znj. Osmani bisedoi për zhvillimet e fundit  në vend dhe bashkëpunimin  mes institucioneve të vendit dhe EULEX-it.


U.d. Presidentja Osmani e njoftoi z. Lars Gunnar Wigemark mbi hapat që institucionet e vendit synojnë t`i ndërmarrin në rritjen e efikasitetit në institucionet e drejtësisë. Ajo, në veçanti përmendi procesin e vetingut së një ndër shtyllat kryesore për të cilën do të punojnë institucionet e ardhshme të Kosovës.