U.d. Presidentja, dr.Vjosa Osmani pranoi letrat kredenciale të ambasadores së Maqedonisë së Veriut, znj.Shpresa Jusufi

U.d. Presidentja e Kosovës, dr.Vjosa Osmani pranoi letrat kredenciale të ambasadores së Maqedonisë së Veriut, znj. Shpresa Jusufi.

Në takim, u.d. Presidentja Osmani, vlerësoi se bashkëpunimi ndërmjet të të dy shteteve, bazohet edhe në afërsinë gjeografike dhe lidhjet njerëzore ndërfqinjësore.


Sipas saj, stabiliteti rajonal dhe proceset integruese janë faktor të rëndësishëm për paqen rajonale, por edhe për procesin euro-atlantik. 


Të dy bashkëbisedueset u pajtuan se  bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut është i shkëlqyeshëm dhe se synohet thellimi i mëtejmë.