U.d Presidenti Konjufca: Pashkët janë festë e paqes dhe ringjalljes, zemërgjerësisë, tolerancës dhe respektit të ndërsjellë

U.d Presidenti i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e Festës së Pashkëve.

U.d Presidenti Konjufca ka thënë se sot për festën e Pashkëve s`do të mund t`i vizitojmë të afërmit e miqtë për urime, por do të mund t`u dërgojmë urimet më të sinqerta për ditë më të mira


Në vijim, gjeni urimin e u.d presidentit Konjufca:



Kremtet në traditën shqiptare festohen në harmoni ndërvëllazërore.


Sot për festën e Pashkëve s`do të mund t`i vizitojmë të afërmit e miqtë për urime, por do të mund t`u dërgojmë urimet më të sinqerta për ditë më të mira.


Në këtë kohë kur virusi Covid-19 ka pllakosur botën, jemi të shtrënguar të urojmë njëri-tjetrin nga distanca.


Pashkët janë festë e paqes dhe ringjalljes, zemërgjerësisë, tolerancës dhe respektit të ndërsjellë.


Në këtë ditë, uroj të gjithë bashkëkombësit katolikë. Kjo festë sjelltë në shtëpitë tuaja mirësi e begati!


Gëzuar për shumë mote Pashkët!