U.d. Pesidenti Konjufca: Nuk ka ditë në Kosovë e cila të mos jetë datë e përvjetorit të vrasjes së shqiptarëve prej Serbisë

U.d Presidenti i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, sot ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Izbicë.

Ai ka theksuar se për këtë masakër “duhet të mbahet përgjegjës shteti serb”.  


Ai më tej ka thënë se: “nuk ka ditë në Kosovë e cila të mos jetë data e përvjetorit të vrasjes së shqiptarëve prej Serbisë, edhe nuk javë të vitit në të cilën të mos jetë java e përvjetorit të ndonjë masakre në Kosovë, e cila është shkaktuar prej Serbisë gjatë luftës së viteve 98-99 në vendin tonë”. 


Sipas u.d. Presidentit Konjufca, kjo tregon për të vërtetën e përmasës së gjenocidit që e ka bërë Serbia në Kosovë nëpërmjet ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve të saj. 


U.d. Presidenti Konjufca ka theksuar se deri tash familjarët e martirëve të cilët janë vrarë  nga Serbia nuk e kanë gjetur drejtësinë.


"Është detyrë e institucioneve tona dhe e secilit prej nesh që i përfaqësojmë ato që të punojmë pa u ndalë, ashtu që e vërteta dhe drejtësia të vjen në vend”, ka thënë ai.


U.d Presidenti i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se duke i parë këto masakra në përvjetorët e tyre kjo na bën edhe më të vendosur neve si përfaqësues të institucioneve që të mos bëjmë kurrfarë kompromisi me themelet e shtetësisë tonë në bazën e të cilës ndodhet gjaku i martirëve tonë dhe i dëshmorëve të kombit.