U.d. e Presidentes priti në takim Ambasdorin e Norvegjisë, z. Jens Erik Grøndahl

U.d. e Presidentes, Dr. Vjosa Osmani priti sot në takim Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, z. Jens Erik Grøndahl. Me këtë rast, z. Grøndahl, në emër të shtetit që përfaqëson, i ofoi U.d. e Presidentes mbështetje të plotë në detyrën e re dhe e konfirmoi gatishmërinë e vendit të tij për të qëndruar pranë Kosovës në adresimin e sfidave me të cilat po ballafaqohet vendi.

Osmani vlerësoj lartë angazhimin e Norvergjisë në Kosovë e sidomos mbështetjen e ofruar në fushën e ekonomisë gjatë pandemisë.


U.d. e Presidentes, Dr. Osmani e falenderoi z. Grøndahl për mbështetjen e vazhdueshme dhe vlerësoi lartë prezencen konstruktive dhe partneritetin e ofruar nga ana e Norvegjisë. Në takim, fokus i veçantë është vënë në sfidat që kanë lindur si pasojë e pandemisë si dhe te nevoja për mobilizim të plotë për mbështetje të masave për rimëkëmbjen ekonomike. Në këtë drejtim, z. Grøndahl konfirmoi që një pjesë e veçantë e portfolios së angzhimit të tyre do të jetë pikërisht në këtë fushë.


Në takim u diskutua dhe për zhvillimet e fundit politike në vend.